E mitura që u raportua si e zhdukur është gjetur – U largua me veturë nga fshati Busi, u lokalizua në Mitrovicë në shoqëri të një të rrituri

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Pas një apeli publik të publikuar nga Gazeta për ndihmë në gjetjen e një vajze të mitur të zhdukur nga fshati Busi i Prishtinës, e cila ishte zhdukur në rrethana të dyshimta. Por, pas angazhimit të njësive relevante policore, është arritur të gjendet dhe të kthehet në familje e sigurt.

Burimet nga Mitrovica bëjnë me dije se më 15 maj 2025, rreth orës 22:00, D.G, rreth 14-vjeçare, ishte larguar nga shtëpia në mënyrë të papritur, duke hipur në një veturë të panjohur përballë shtëpisë së saj.

Ky rast u denoncua në orët e para të mëngjesit të 16 majit, rreth orës 02:20, nga babai i saj në Stacionin Policor – Veriu në Prishtinë.

Pas denoncimit, familja mori një telefonatë anonime nga një burrë që pretendonte se vajza ndodhej në Mitrovicë, në shtëpinë e vëllait të tij, duke refuzuar të kthehej në shtëpi.

Pas angazhimit të njësive hetimore, më 16 maj, është arritur të lokalizohet vendndodhja e të miturës në Mitrovicë, ku ishte në shoqëri të një të rrituri.

Personi në fjalë është Qëndrim Aliu, rreth 33-vjeçar.

Të dy janë shoqëruar në Stacionin Policor – Prishtinë, dhe më pas janë dërguar në Njësinë e Hetimeve të Përgjithshme (NJHP) për procedurat e mëtejme ligjore.

Rasti është në hetim nga Prokuroria për të mitur, ndërsa Policia pritet të ndërmarrë veprime shtesë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përgjegjësive të mundshme penale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit