Një grua, e cila kishte një lidhje jashtëmartesore me kolegun e saj, e tronditi burrin duke ia treguar këtë gjatë një mbledhjeje familjare – por mbeti plotësisht e befasuar kur disa muaj më vonë gjithçka mori një kthesë të papritur.
Gruaja ndau një postim të gjatë në Reddit, duke kërkuar këshilla pasi i zbuloi burrit tradhtinë, përpara një liste të tërë anëtarësh të familjes. Ajo pretendoi se kishte arsye për pabesinë dhe filloi një jetë të re me kolegun – por gjërat morën një drejtim tjetër.
Në postim, ajo shkruan:
“U largova nga shtëpia tre javë më parë, pasi i thashë të gjithë familjes së burrit tim që po e lë për kolegun tim.
Burri im kishte tetë muaj që ishte pa punë. Jo i pushuar – i shkarkuar nga puna. Sepse shkoi i dehur në punën e tij në depo. Përsëri. Premtoi se do të gjente punë, por e kalonte ditën duke luajtur videolojëra, ndërsa unë bëja ndërrime të dyfishta në restorant.
Kolegu im nisi punën si barman para gjashtë muajsh. I zgjuar, ambicioz, dhe kishte veturën e tij, ndryshe nga burri im që përdorte timen çdo ditë. Filluam të flisnim gjatë orëve të qeta. Pastaj të shkëmbenim mesazhe. Pastaj, takime pas punës. ‘Ti meriton dikë që mund të sigurojë për ty’, më tha një natë në apartamentin e tij. ‘Jo ndonjë humbës që luan lojëra gjithë ditën.’
E besova.”
Ajo vazhdon:
“Mbledhja ishte në shtëpinë e vjehrrës. Pesëdhjetë persona të ngjeshur në oborrin e saj. Burri im mburrej për ndonjë turne online që kishte fituar. Kushëriri e pyeti për kërkimin e punës. ‘Ah, jam afër,’ gënjeu ai. ‘Kam disa mundësi të mira.’
Unë shpërtheva. U çova dhe thashë: ‘Në fakt, nuk ka aplikuar askund prej tre muajsh. Më mjaftoi. Po e lë për dikë që ka një punë të vërtetë dhe ambicie.’
Oborri heshti. Fytyra e burrit u zbardh. ‘Çfarë po flet?’ më tha.
‘Po flas për faktin që je një dështak që s’mund të blejë as ushqimet. Po flas për faktin që gjeta dikë më të mirë. Dikë që fiton para në vend që të jetojë mbi kurrizin tim.’
Motra e tij bërtiti. Halla i ra pjatës nga dora. Vjehrra e kaloi oborrin për katër hapa dhe më goditi me shuplakë. ‘Dil nga shtëpia ime. Tani.’
‘Me kënaqësi,’ i thashë, me faqen që më digjte. ‘Vazhdoni dhe përkrahni dështakun tuaj.’
U largova me asgjë përveç çantës sime. U shpërngula tek kolegu atë natë. Postova në rrjetet sociale për fillimin e jetës sime të re me një ‘burrë të vërtetë’.”
Por gjërat morën tatëpjetën për të. Ajo shpjegon:
“Dy muaj. Aq zgjati”.
Doli që kolegu im dilte edhe me kamariere të tjera. E gjeta me një prej tyre në shtrat kur u ktheva më herët nga ndërrimi. ‘Ti e dije që s’jemi ekskluziv,’ më tha. Si të isha budallaqe që mendoja ndryshe.
S’kisha ku të shkoja. Burri im ndërrroi çelësat. Familja ime më tha: ‘Vetë e zgjodhe.’ Kolegu im më mbajti edhe depozitën e apartamentit që do ndanim.
Tani punoj në një fast food në autostradë. Pagë minimale. Pa bakshishe.
Burri im gjeti punë muajin e kaluar në firmën e mikut të tij të ndërtimit. Postoi foto të kamionit të ri dje.
Shuplaka ka kohë që është zbehur, por ende e ndjej ndonjëherë. Ai moment kur mendova se isha e zgjuar, më e mirë. Kur dogja çdo urë për dikë që më pa vetëm si një mundësi e radhës.
Kolegu ende punon si barman në restorantin e vjetër. Ka një të dashur të re. Unë skuq hamburgerë dhe pyes veten nëse këtë kam merituar gjithmonë.”
Duke kërkuar këshilla pas gjithë kësaj, ajo shkroi:
“Por kur u ngrita aty, duke e poshtëruar burrin tim para të gjithëve, a ishte vërtet e nevojshme? Apo thjesht isha mizore?”
Postimi u mbush me komente. Një komentues e quajti të guximshme dhe i shkroi:
“Të përgëzoj për guximin që pate ta bëje këtë!!! Vazhdo të kërkosh një punë më të mirë dhe do ia dalësh.”
Por të tjerë nuk ishin aq të mirëkuptueshëm. Njëri tha:
“Absolutisht mizore, dhe tani po merr atë që meriton. Ish-burri yt po e jeton jetën më mirë tani.”
Një tjetër sugjeroi:
“Ta turpërosh përpara gjithë familjes ishte e tepërt. Duhej të flisje me të, t’i jepje një mundësi të përmirësohej, dhe pastaj të lije nëse zgjidhte lojërat në vend të martesës.”
Ndërsa një i tretë shtoi:
“Ka mënyra të drejta dhe të gabuara për gjithçka. Ti zgjodhe atë të gabuarën.”






