“E ke një shtëpi të dytë aty”, Prenga e fton Anthony Joshuan në Shqipëri, kampioni britanik befason me komentin e tij

Boksieri britanik Anthony Joshua ka ndarë me ndjekësit e tij momente të veçanta nga përballja me Kristian Prengën, duke vënë në pah respektin e ndërsjellë dhe miqësinë e krijuar pas duelit në ring.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Joshua shfaqet me flamurin shqiptar mbi supe, ndërsa në një moment tjetër shihet në shoqërinë e familjarëve të Kristian Prengës, të veshur me kostume tradicionale shqiptare.

Kampioni britanik theksoi se vlera më e madhe që sjell sporti nuk është vetëm fitorja, por respekti që ndërtohet mes kundërshtarëve.

“Gjëja më e madhe që krijon sporti nuk është gjithmonë fituesi, por respekti i ndërsjellë mes personave që kanë fituar respektin e njëri-tjetrit. Kjo është trashëgimia e vërtetë e sportit”, ka shkruar Joshua.

Në videon e publikuar, Joshua u shprehu mirënjohje edhe prindërve të Kristian Prengës për mundësinë që pati të përballej me djalin e tyre.


“Dua t’ju falënderoj që më dhatë mundësinë të luftoj me djalin tuaj. Ishte një ndeshje e madhe. Të dy dhamë më të mirën dhe ju vlerësoj juve, ekipin dhe Prengën”, u shpreh Joshua.

Nga ana tjetër, edhe Kristian Prenga pati fjalë vlerësuese për kundërshtarin e tij, duke e cilësuar një legjendë të boksit dhe duke e ftuar të vizitojë Shqipërinë.

“Jam krenar që ndava ringun me ty. Të kam thënë se je legjendë. Të uroj më të mirën ty dhe familjes tënde. Je i mirëseardhur në Shqipëri, e ke një shtëpi të dytë aty”, ka thënë Prenga.

Kujtojmë se Anthony Joshua e fitoi duelin ndaj Kristian Prengës me nokaut në raundin e dytë, pasi boksieri shqiptar i rezistoi me sukses një raundi të parë mjaft intensiv.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit