E dhimbshme: Sot varroset 11-vjeçari që humbi jetën pas rrëzimit me trotinet në Gjilan

11-vjeçari Mejdi Deliu ka ndërruar jetë të shtunën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK).

I vogli ishte duke marrë trajtim mjekësor pas një vetaksidenti me trotinet elektrik, i cili kishte ndodhur më 8 qershor në Gjilan.

Varrimi i vogëlushit do të bëhet sot në orën 17:00, në varrezat e fshatit Kabash të Vitisë.

Njoftimin e ka bërë Xhamia e këtij fshati përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë dhe me besim në caktimin e Allahut xh.sh., njoftojmë familjarët, miqtë, farefisin dhe besimtarët se ka ndërruar jetë i ndjeri Mejdi Deliu, në moshën 11-vjeçare, si pasojë e një vetaksidenti.

Lusim Allahun e Madhërishëm që ta mëshirojë të ndjerin, ta bëjë prej banorëve të Xhenetit dhe familjes së tij t’i dhurojë sabër e forcë në përballimin e kësaj humbjeje të rëndë.

Namazi i xhenazes do të falet në Xhaminë e Kabashit, ndërsa varrimi do të bëhet pas namazit të ikindisë, në ora 17:00 te varrezat e fshatit Kabash (21.06.2026).

“Me të vërtetë, ne jemi të Allahut dhe te Ai do të kthehemi.”
(Inna lillahi ve inna ilejhi raxhiun)

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit