E dhimbshme: Ky është Çlirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin në rrugën Prishtinë–Ferizaj

lirim Aliu, 22-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të trafikut mbrëmjen e së shtunës në rrugën Prishtinë–Ferizaj, është viktima e përplasjes tragjike në Llapnasellë.

Aksidenti ndodhi më 24 tetor, rreth orës 23:11, përballë objektit “Day to Day”, ku u përfshinë një motoçikletë e tipit Yamaha dhe dy vetura, një Volkswagen Passat dhe një BMW.

Si pasojë e përplasjes, motoçiklisti pësoi lëndime fatale. Vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Në vendin e aksidentit dolën njësitë policore dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, ndërsa për rastin u njoftua edhe Prokurori i Shtetit.


Trupi i pajetë i 22-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Rrethanat që çuan deri te aksidenti fatal ende nuk janë sqaruar, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit