Dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 7-8 metra, 62 vjeçarja gjendet pa shenja jete në Gurrakoc të Istogut, policia jep detaje

Një grua është gjetur pa shenja jete sot në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

Ai tha se nga dyshimet preliminare viktima dyshohet se ka bërë vetëvrasje.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit, përkatësisht rreth orës 7 kemi pranuar informatën se një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në fshatin Gurrakoc të komunës së Istogut. Menjëherë kanë dalë njësitet relevante policore, ndërkaq me urdhër të prokurorit të krimeve të rënda trupi i pajetë është dërguar për autopsi , nga hetimet preliminare dyshimet janë se ka bërë vetëvrasje”, tha Nikçi.

Viktima është e lindur në vitin 1963 dhe dyshohet se ka rënë nga një lartësi prej 7-8 metra.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit