Mbretëresha e muzikës pop, Dua Lipa, feston sot ditëlindjen.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare mbush 31 vjeç.
Lipa kishte ndarë me ndjekësit e saj një postim para ditëlindjes, duke shprehur entuziazmin për festën.
“Jam e fiksuar pas ditëlindjeve dhe, për fat të mirë, e imja është nesër… ✩31✩”, kishte shkruar Dua Lipa në Facebook.
Dua Lipa është një prej artisteve më të njohura në skenën ndërkombëtare. Ajo e nisi karrierën muzikore që në moshën 14-vjeçare, duke publikuar versione “cover” të këngëve të njohura, ndërsa më vonë arriti të performojë në stadiume dhe skena të mëdha para miliona fansave në mbarë botën.
Ylli me famë botërore së fundmi vizitoi Kosovën, ku mori pjesë në Sunny Hill Festival, një prej festivaleve më të mëdha muzikore në Ballkan.








