“Drejtësi për Arlindën!”- zhvillohet protesta e katërt në Prishtinë, marshim drejt institucioneve

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në Prishtinë për të zhvilluar protestën e katërt me radhë, duke kërkuar përgjegjësi dhe drejtësi për rastin e tragjedisë së Arlinda Zekajt.

Marshimi i protestuesve ka nisur drejt ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, për të vazhduar më pas itinerarin drejt institucioneve të tjera kyçe të sistemit të drejtësisë dhe sigurisë, përfshirë Gjykatën, Policinë dhe Prokurorinë.

Përmes thirrjeve dhe pankartave, protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre ndaj institucioneve shtetërore. Ndër thirrjet kryesore që po dëgjohen gjatë marshimit janë: “Drejtësi për Arlindën!” , “Shteti i ka duart me gjak!”, “Drejtësi për gratë e vrara!”

Kjo protestë shënon vazhdimësinë e reagimit qytetar e shoqëror që kërkon veprime konkrete dhe llogaridhënie nga organet e rendit për mbrojtjen e grave dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti, ndër kërkesat e protestuesve janë edhe dorëheqja e Ministrit Sveçla dhe Ministres Gërvalla, por që këta të fundit duket se nuk e kanë ndërmend një gjë të tillë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit