Cikloni nga Italia sjell reshje të dendura shiu në Kosovë

Pas një periudhe të gjatë me mungesë të reshjeve të mjaftueshme atmosferike, kushtet meteorologjike në Kosovë dhe në rajon pritet të pësojnë ndryshim të dukshëm gjatë ditëve në vijim.

Sipas parashikimeve të fundit nga MeteoBallkan, një ciklon i ri që pritet të krijohet në jug të Italisë do të zhvendoset drejt rajonit tonë, duke sjellë me vete reshje më intensive shiu.


Sipas meteorologëve, cikloni do të fuqizohet gjatë ditëve të para të javës së ardhshme, duke krijuar kushte për reshje në të gjithë territorin e Kosovës:

E shtuna dhe e diela: Fundjava do të karakterizohet nga prania e vranësirave dhe reshjeve të herëpashershme lokale. Të dielën pritet një rritje e lehtë e intensitetit të shiut, por jo në të gjitha rajonet.


E hëna dhe e marta: Reshjet më të dendura dhe më të fuqishme parashihen të regjistrohen të hënën në mbrëmje dhe përgjatë të martës në mëngjes.

Gjithsesi, ekspertët e motit sqarojnë se sasia përfundimtare e ujit dhe koha e saktë e reshjeve mbeten të lidhura drejtpërdrejt me trajektoren përfundimtare dhe pozicionimin e këtij cikloni gjatë lëvizjes së tij.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit