Dokumenti i pretenduar “Top Secret 2” në telefonin e Fatmir Shehollit – Myftiu Tërnava i drejtohet Prokurorisë Speciale

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, përmes përfaqësuesit ligjor të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i është drejtuar me kërkesë zyrtare Prokurorisë Speciale për zbardhjen e plotë të çështjes së dokumentit të pretenduar si “Top Secret 2”.

Sipas njoftimit të BIK-ut, pretendohet se dokumenti është nxjerrë nga telefoni i të pandehurit Fatmir Sheholli.

Në kërkesën drejtuar Blerim Isufajt, BIK-u kërkon që të hetohen origjina dhe autenticiteti i dokumentit, mënyra e sigurimit dhe publikimit të tij, si dhe rrethanat në të cilat pretendohet se është nxjerrë nga telefoni i Shehollit.

BIK-u vlerëson se përmbajtja e pretenduar e dokumentit e paraqet këtë institucion në mënyrë të rreme si të ndikuar nga shërbime të huaja të sigurisë, ndërsa xhamitë dhe medresetë si institucione të financuara për qëllime destabilizuese.


“Këto janë akuza jashtëzakonisht të rënda dhe të papranueshme, të cilat cenojnë rëndë integritetin, kredibilitetin dhe dinjitetin e institucionit tonë, të imamëve, teologëve dhe besimtarëve tanë”, thuhet në kërkesë.

Kryesia e BIK-ut ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave dhe eliminimin e çdo dyshimi lidhur me origjinën, autenticitetin, përmbajtjen dhe publikimin e dokumentit të pretenduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit