“Do t’ju vras nëse lajmëroni rastin në polici”- Prokuroria jep detaje për të dyshuarin që kanosi tre zyrtarët e KRU “Mitrovica”

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale F.Sh., për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Kanosja”.

I dyshuari më 29 korrik, në fshatin Pantinë të Komunës së Vushtrrisë, pasi tre punëtorë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica” kishin bërë shkyçjen e furnizimit me ujë në pronën e tij, i pandehuri F.Sh. i ka kanosur ata dhe ka shkrepuar armë me gaz në drejtim të automjetit zyrtar të KRU “Mitrovica”.

Po ashtu, i pandehuri dyshohet se i ka kanosur zyrtarët e KRU “Mitrovica” se do t’i vriste të tre nëse e lajmërojnë rastin në polici.

Me vendim të prokurorit, i pandehuri ndodhet në ndalim që nga dita e shtunë, ndërsa arma me gaz i është sekuestruar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit