Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Trump emëroi dje Thomas Barrack – mikun e tij të vjetër dhe “këshilltar joformal” i fushatës së të tij të vitit 2016- si ambasadori të ardhshëm të SHBA-ve në Turqi.
Në të kaluarën Barrack kishte postin e kreut të komitetit organizativ për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të 45-të të SHBA-së.
Që nga janari 2017, ai ka qenë këshilltar i zyrtarëve qeveritarë për politikën e SHBA-së në Lindjen e Mesme.
Ai u ndoq penalisht në vitin 2021 për lobim të padeklaruar, ose ndryshe përfaqësim i interesave të veçanta, në dobi të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe u lirua në vitin 2022.
Zgjedhjet e presidentit aktual amerikan për postet e ambasadorëve në përgjithësi i nënshtrohen miratimit të Senatit, i cili, kur Trump të bëjë betimin dhe të marrë detyrën, do të kontrollohet nga republikanët.
“Tom Barak është një zë me përvojë e arsyes dhe i respektuar“, tha Trump përmes platformës Truth Social duke njoftuar qëllimin e tij për ta emëruar atë.
Donald Trump ka caktuar njerëz nga rrethi dhe familja e tij në pozita me përgjegjësi në qeverinë e tij që po formohet.
Trump emëroi si këshilltar special për çështjet arabe dhe të Lindjes së Mesme, biznesmenin e njohur amerikano-libanez, Mashad Boulos, njëkohësisht dhe vjehrri i vajzës së tij, Tiffany.
Boulos, vjehrri i vajzës së Trump, Tiffany, zhvilloi takime radhazi me liderët arabo-amerikanë dhe myslimanë gjatë fushatës së presidentit republikan.
Ai ka të ngjarë të punojë me Steve Witkoff, të cilin Trump e emëroi muajin e kaluar si të dërguarin e tij special për Lindjen e Mesme.









