Luka Misetic, avokat i Hashim Thaçit ka shkruar në “X” për ndeshjen Holandë -Serbi, ku nga tifozët serbë është brohoritur emri i Ratko Mlladiq. Misetic ka thënë se holandezët kësaj here qëndruan dhe fituam 2 me 1.
Në këtë mënyrë avokati kroat ka aluduar në rastin e Srebrenicës ku forcat serbe të udhëhequra nga krimineli Mlladiq në vitin 1995 kanë masakruar 8 mijë meshkuj boshnjakë, ndërsa ushtarët holandezë në rolin e paqeruajtesve të OKB më të pakët në numër dhe me dobët të armatosur s’kanë mundur t’u ofrojnë mbrojtje.
Misetic, derisa ka ndarë pamje në rrjetin “X”, shkroi:
“Në ndeshjen e djeshme mes Holandës dhe Serbisë në Beograd, tifozët serbë brohoritën emrin e kriminelit të dënuar të luftës dhe autorit të gjenocidit, Ratko Mlladiç – duke pritur që holandezët të dorëzoheshin ashtu siç bënë në Srebrenicë në vitin 1995.
Këtë herë, holandezët qëndruan të palëkundur dhe fituan me rezultatin 2-1″.
Postimi i plotë KËTU








