Djali i Hashim Thaçit reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë: Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot

Vizita katërditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqit, në Kosovë ka marrë vëmendje edhe nga familjarët e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë një fotografi të Jakup Krasniqit, të shoqëruar me mbishkrimin: “Përshëndetja më e bukur që na e bëri sot”.

Krasniqi qëndroi për katër ditë në Kosovë, në një vizitë që iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare.

Pas përfundimit të vizitës, sot, pas orës 12:00, ai është nisur për t’u kthyer në Hagë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit