Djali i Fadil Fazliut reagon pas kërkesës për 3 vjet burgim ndaj babait të tij: Respekt e krenari gjithmonë, bablok

Pas kërkesës së Zyrës së Prokurorit të Specializuar për dënimin me tre vjet burgim të Fadil Fazliut, ka reaguar djali i tij, Fahri Fazliu.

Në deklaratat përfundimtare në Hagë, Prokuroria ka kërkuar që Fazliu të dënohet me tre vjet burgim, duke pretenduar se ai ka ndihmuar në përpjekjet për pengimin e administrimit të drejtësisë. Fazliu, së bashku me Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Hajredin Kuçin, po gjykohet në rastin për administrimin e drejtësisë.

Pas seancës, Fahri Fazliu ka publikuar një fotografi me babain e tij dhe ka shprehur mbështetjen për të.

“Me bablokun tim, Fadil Fazliu.

Historia i ruan me nder ata që qëndrojnë besnikë ndaj idealeve të tyre, përballojnë çdo sfidë me dinjitet dhe ecin gjithmonë përpara me kokën lart.

Respekt e krenari gjithmonë, bablok!”, ka shkruar ai.

Deklaratat përfundimtare në këtë rast nisën më 10 shtator dhe do të vazhdojnë edhe më 11 dhe 14 shtator.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit