“Ditari i një fotografi të luftës” hapet në Prishtinë, ekspozitë në nderim të UÇK-së

Galeria e Arteve në Prishtinë, në bashkëpunim me platformën qytetare “Liria Ka Emër”, do ta hapë më 8 shtator 2026 ekspozitën “Ditari i një fotografi të luftës” të fotografit Visar Kryeziu.

Përmes fotografive, ekspozita sjell kujtime, dëshmi dhe momente nga lufta në Kosovë, duke rikthyer në vëmendje sakrificën dhe rrugëtimin e popullit drejt lirisë.

Ekspozita organizohet në nderim të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dëshmi e historisë së vendit dhe si mesazh mbështetjeje për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët po gjykohen në Hagë.


Hapja do të bëhet më 8 shtator, nga ora 19:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Ky aktivitet organizohet në prag të “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe luftës çlirimtare.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit