Disa lote prodhimi të Ujit mineral Kllokoti kanë rezultuar me përmbajtje të lartë të Borit ‘’Boron’’ sipas njoftimit të RASFF.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), përmes Sistemit Evropian të Alarmimit të Shpejtë për Ushqim dhe Ushqim për Kafshë (RASFF), është njoftuar për largim nga tregu të produktit: ‘’Ujë Mineral’’ me origjinë nga Kosova.
Në të cilin pas kryerjes se testeve laboratorike ka rezultuar: me nivel të lartë të Borit ‘’Boron’’, duke tejkaluar kufijtë e lejuar. Rasti i njoftimit mban nr. 2026.5529.
Të dhënat e produktit:
Emri i produktit: Ujë Mineral
Brendi: UJË KLLOKOTI
Kompania eksportuese: Rugove SH. P. K
Paketim: 1.5 L, datë skadimi: 05.01.2027 dhe 07.04.2027
Paketimi:0.5 L, datë skadimi: 16.02.2027 / 19.02.2027 / 04.04.2027 dhe 07.04.2027
Arsyeja e njoftimit: Përmbajtje e lartë e Borit (Boron) në ujë mineral
Niveli i rrezikut: SERIOZ
Vendi eksportues: Kosovë.
Pas njoftimit përmes sistemit RASFF, AUV do të ndërmarre veprimet ligjore, me qëllim të parandalimit të rreziqeve të mundshme për shëndetin e konsumatorit. Inspektimi nisë tek prodhuesi, me qëllim identifikimin e burimit të kontaminimit. Vazhdon me gjurmimin për verifikim të të gjitha lotëve të prodhimeve ekzistuese dhe të ndërlidhura me rastet e lajmëruara. Operatori ekonomik distribues të nisë menjëherë tërheqjen nga tregu të produktit sipas datave të skadences. Po ashtu konsumatorët qe e posedojnë produktin me të dhënat e lartcekura sipas datave të skadimit, ta kthejnë menjëherë produktin ne piken e blerjes.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural përmes AUV-së do të ndërmarrë të gjitha veprimet në afat sa me të shkurtër kohore, për garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.








