Diell, vranësira dhe reshje shiu – ja si pritet të jetë moti gjatë vikendit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për vikendin e 16 dhe 17 majit 2026, duke njoftuar për kushte të ndryshueshme atmosferike mbi vendin.

Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.

Gjatë orëve të ditës, vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë 18–21°C.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–10 m/s.

Të dielen parashihet mot i vranët me intervale me diell.

Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9°C, ndërsa maksimalet e ditës pritet të arrijnë nga 15–17°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit