Diaspora nuk duhet të trajtohet si rezervuar votash

Shkruan Ismet Haziri

Zgjedhjet e 7 qershorit duhet të prodhojnë besim dhe stabilitet politik, jo tensione e përçarje. Në një demokraci serioze, rezultati duhet të jetë i pranueshëm për të gjitha subjektet politike dhe mbi të gjitha për qytetarët që mbajnë shtetin me taksat e tyre.

Diaspora ka dhënë kontribut të madh për Kosovën dhe kjo nuk mohohet. Sakrifica dhe ndihma e saj meritojnë respekt dhe mirënjohje institucionale. Por sot, shumica e investimeve dhe remitencave lidhen edhe me interesat familjare, ekonomike dhe pronësore të vet mërgimtarëve, gjë që është krejt normale.

Pikërisht për këtë arsye, është e nevojshme të flitet hapur për përdorimin politik të diasporës gjatë zgjedhjeve. Partitë politike po e trajtojnë mërgatën si rezervuar votash, duke përdorur emocione patriotike më shumë sesa debat serioz politik.

Po ashtu, është legjitime të shtrohet pyetja: a është e drejtë që paratë e taksapaguesve të përdoren për sponsorizimin e udhëtimeve me aeroplan për ardhjen e diasporës në zgjedhje? Nëse qytetarët e Kosovës financojnë këtë proces, atëherë krijohet përshtypja e një mobilizimi elektoral me mjete publike.

Diaspora e ka të drejtën e votës, por mënyra e votimit duhet të jetë sa më transparente dhe e besueshme. Për këtë arsye, shumë qytetarë besojnë se votimi fizik në qendrat e votimit është forma më e sigurt dhe më e mbrojtur nga keqpërdorimet sesa votimi me postë.

Kosova ka nevojë për zgjedhje të ndershme, rregulla të barabarta dhe institucione që i shërbejnë qytetarit, jo interesave partiake.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit