Një tjetër rast dhune në familje ka tronditur një familje në Isniq të Deçanit mbrëmjen e së martës.
Rreth orës 19:30, Policia është njoftuar për një rast dhune në fshatin Isniq, ku viktimë ka mbetur H.B.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por i dyshuari, H.B, bashkëshorti i saj, nuk është hasur në shtëpi.
Viktima ka deklaruar para hetuesve se bashkëshorti e kishte goditur me shuplakë në kokë dhe disa herë me papuçe në pjesë të ndryshme të trupit, pas një konflikti në familje.
Ajo ka marrë ndihmë mjekësore në QKMF Deçan, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se lëndimet janë të lehta dhe sipërfaqësore.
Sipas burimeve nga Prokuroria, prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Dhuna në familje”, ndërsa i dyshuari është në arrati dhe po kërkohet nga policia.
Rasti është në hetime.









