Detaje tronditëse: E mitura nga Ferizaj akuzon njerkun për sulm seksual – ndalohet 48 orë (EMRI)

Vajzat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale dhe dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla po tronditin familjet e tyre, të cilat kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet.

Një rast i tillë është raportuar në fshatin Dubravë të Ferizajt, ku një e mitur ka akuzuar njerkun e saj për sulm seksual.

Rasti u denoncua nga motra e të dyshuarit, F.G., rreth 38-vjeçare, e cila ka treguar në polici se vajza i kishte rrëfyer se ishte detyruar nga njerku të kërkonte lëmoshë dhe ishte abuzuar seksualisht prej tij, duke i shfaqur edhe shenja kafshimesh në trup.

I dyshuari është Gazmend Ademi, rreth 28-vjeçar.

Në prezencë të nënës së saj, e mitura ka konfirmuar kallëzimin, ndërsa njësitë forenzike kanë dokumentuar lëndimet e dukshme.

Me urdhër të prokurorit për të mitur, Ademi, është ndaluar për 48 orë. Rasti është iniciuar si “Sulm seksual” dhe po hetohet nga njësitë e specializuara.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit