Është raportuar se kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka rrahur kreun LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehanin.
Burimet thonë se aktivist të LVV-së ishin duke pirë kafe në “Soma Caffe” në këtë qytet, kur Lushtaku ju drejtua Mehanit me pyetjen se “ Ku guxon të merresh me mua” dhe e ka grushtuar deri në gjakosje.
Burime të njëjta bëjnë të ditur se Mehani ndodhet në spital duke marr tretman mjeksor.
Po ashtu bëhet e ditur se Lushtaku kur goditi mehanin ishte edhe me persona të tjerë.
Se goditja ka ndodhur e ka konfirmuar për Kanal 10 edhe Hysni Mehani.









