spot_img
spot_img
Sunday, March 15, 2026
spot_img
spot_img

Detaje nga polici i arrestuar me një milion euro: Ja çfarë deklaron për paratë…

Aurel Kaziu, punonjës i komisariatit nr. 5 në Tiranë, i cili u ndalua në pikën kufitare të Merdarës, ku në fugonin me të cilin po lëvizte me 2 të tjerë u gjetën 1 mln euro, ka mohuar të ketë lidhje me shumën e parave e po ashtu me dyshimin se i përket një grupi kriminal.

Sipas mediave, punonjësi i policisë Kaziu ka deklaruar se të premten e 21 shkurtit ishte nisur nga Tirana për në Gjermani me një furgon të kaltër, të cilin e kishte ndryshuar në Kosovë me furgonin që u ndalua nga Dogana.

Aurel Kaziu: “Furgonin nga Kosova për në Tiranë e kishte marrë kompania. Kam qëndruar një natë në Dortmund dhe më pas jam takuar me Edmir Ahmagjokajn në Këln, ku kemi ngrënë së bashku dhe më pas vazhduam udhëtimin për në Shqipëri. Për paratë e konfiskuara nuk kam asnjë dijeni.”

Personi tjetër i ndaluar, Ardit Laska, sipas dosjes, deklaroi se kishte shkuar për herë të parë në Gjermani për tre muaj dhe mohoi çdo lidhje me paratë. Ai tha se kishte kontaktuar një kompani përmes Instagramit për transport Gjermani–Shqipëri.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Edmir Ahmagjokaj, i cili para hetuesve është shprehur se kishte udhëtuar në Gjermani më 22 shkurt 2026 për të punuar në shpërndarje postash për klientë të ndryshëm. Ai qëndroi në hotel rreth orës 22:00 dhe planifikonte të nisej drejt Shqipërisë më 25.02.2026.

Sipas dosjes, rezulton se furgoni i tipit “Sprinter”, me targa shqiptare, kishte hyrë në Kosovë përmes Merdarës, duke u drejtuar nga Edmir Ahmagjokaj, i cili ishte i shoqëruar nga dy të pandehurit e tjerë, Aurel Kaziu dhe Ardit Laska. Në dosje thuhet se në “bunkerin” e improvizuar në furgon janë gjetur 18 paketime me euro në vlerat 10, 20, 50, 100 dhe 200 euro. Sipas Prokurorisë, vlera prej 1 milion euro e gjetur në një hapësirë të fshehtë në furgon dyshohet se është përfituar përmes aktivitetit kriminal.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit