Detaje nga ngjarja e rëndë në Gjilan- Foshnja dhe babai u gjenden të vdekur në shtëpinë e tyre në fshatin Demiraj

Një 27-vjeçar dhe foshnja e tij janë gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në një shtëpi në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili bëri të ditur se Policia ka pranuar informacionin për rastin rreth orës 08:47.

“Më 01.11.2026 rreth orës 08:47 kemi pranuar informacion se në një shtëpi në fshatin Demiraj të komunës së Gjilanit, dyshohet për dy trupa të pajetë, një person i gjinisë mashkullore i vitit të lindjes 1999 dhe një foshnjë. Me urgjencë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se të dy personat janë pa shenja jete”, ka thënë Hashani.

Sipas Policisë, viktimat janë babai 27-vjeçar dhe foshnja e tij, të cilët janë gjetur të vdekur brenda shtëpisë së tyre në Demiraj.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupat e pajetë do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërkohë, Policia dhe Prokuroria janë duke zhvilluar hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit