spot_img
Monday, December 15, 2025
spot_img

Detaje nga aksidenti tragjik në Pouskë: E reja pa përvojë e pa patentë humbi kontrollin, vetura bie nga 9 metra lartësi

Aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e së dielës në hyrje të fshatit Pouskë të Prizrenit, ka rezultuar fatal për 19-vjeçaren Dilge Nanovçe, e cila ishte në timon.

Nanovçe po ngiste veturën Opel Astra me targa vendore, pa patentë shoferi dhe pa përvojë në vozitje. Ajo po udhëtonte në rrugën Pouskë-Opojë, kur në një kthesë të mprehtë prej 180°, për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës, humbi kontrollin mbi automjetin.

Vetura doli nga rruga në anën e djathtë dhe u rrokullis nga një lartësi prej rreth 9 metrash, duke përfunduar në një pjesë të thepisur të terrenit. Ajo u shkatërrua totalisht nga përplasja, ndërsa tre personat brenda saj u bllokuan në automjetin e rrokullisur.

Në vendin e ngjarjes intervenuan ekipet e zjarrfikësve për nxjerrjen e të lënduarve. Ekipi mjekësor konstatoi vdekjen e vozitëses në vend, ndërsa dy pasagjerët që ishin me të, Fati Gashi, 27 vjeçar dhe Erdall Tumba, 25 vjeçar, u dërguan fillimisht në Spitalin e Prizrenit. Gashi ka pësuar lëndime të lehta, ndërsa Tumba, pas trajtimit fillestar, u transferua në QKUK për kujdes të avancuar.

Prokurorja kujdestare ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit