Dështoi të zgjidhet Kryetare e Kuvendit, Donika Gërvalla reagon me fjalët e babit të saj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka bërë reagimin e parë pas dështimit që të zgjidhet Kryetare e Kuvendit në seancën e sotme.

Ajo ka publikuar një shprehje të babait të saj, veprimtarit Jusuf Gërvallës.

“E thënë me fjalët e poetit: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!””, ka shkruar Gërvalla.

Këtë shprehje e kishte ndarë edhe Presidentja Vjosa Osmani në profilin e saj në Facebook, në shkurt të vitit 2021.

Gërvallën sot nuk e votoi as deputetja e VV-së, Shqipe Selimi.

Sipas njoftimit të Kuvendit, ajo mori 57 vota për, 56 kundër dhe tri abstenime.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img
- MARKETING - spot_img

Lajmet e Fundit