Dështimi i 55-të, VV-ja nuk heq dorë nga Albulena Haxhiu

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka ndikuar në konstituimin e Kuvendit. Organi legjislativ ka mbetur pa u konstituar edhe në tentimin e 55-të.

Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese në zgjedhje ka propozuar përsëri deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, por propozimi i VV-së nuk mori votat e mjaftueshme.

Për Albulena Haxhiun votuan 57 deputetë, 56 kundër dhe 3 abstenime.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, partia fituese ka të drejtën e propozimit të kandidatit të njëjtë vetëm tri herë.

Andaj, propozimi i VV-së me Albulena Haxhiun mund të vazhdohet vetëm edhe për dy herë tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit