Dëshmitari rrëfen detajet e tragjedisë në Gjilan

Tragjedia në Gjilan ka tronditur vendin. Media ka marrë një version të ngjarjes së rëndë në Livoç të Ulët, ku një person dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllain e saj, ndërsa plagosi xhaxhain e tyre, për motive akoma të panjohura.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka folur dhe ka treguar momentet kritike të rastit.


Ky qytetar ka treguar se palët kanë qenë në dy automjete, i dyshuari bashkë me gruan e tij, ndërkaq miqtë, vëllai i nuses dhe xhaxhai, në një veturë tjetër.


Sipas tij, i dyshuari ka dalë nga vetura dhe ka shkuar te automjeti i kunatit të tij, të cilin e ka qëlluar me armë zjarri, duke e vrarë në vend. Më pas, ai thotë se i njëjti e ka plagosur xhaxhain e gruas.

Nga aty, i njëjti është nisur për në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Gjilanit, ku e ka dërgua vetë gruan, të cilën po ashtu dyshohet se e ka vrarë.


Fatkeqësisht, viktima ka qenë pa shenja jete dhe vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion, ndërsa i lënduari është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejmë mjekësor.

Dorasi që ngarkohet me krimin e rëndë është dorëzuar më pas në Polici, me ç’rast është sekuestruar edhe arma e rastit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit