Deputetja Sala Jashari ndanë imazhet nga ceremonia magjike e martesës – FOTO

Deputetja më e re e Kuvendit të Kosovës, Sala Jashari, para pak javësh i dha fund beqarisë në një ceremoni private.

Së fundmi, ajo ka publikuar një seri imazhesh nga ceremonia e saj magjike, ku shihet duke dhënë betimet e dashurisë me partnerin e saj, për rrugëtimin e përbashkët që kanë nisur.

Sala Jashari, që vjen nga trungu i njohur i familjes Jashari të Prekazit, ndau momente të veçanta nga dita e madhe, duke tërhequr vëmendjen me pamjen e saj elegante dhe vellon e gjatë që shtrihej në tokë.

Çifti e kurorëzoi dashurinë e tyre në një ambient të gjelbëruar, në natyrë, që i dha një ndjesi të veçantë dhe të qetë gjithë ceremonisë.

“Po, përgjithmonë”, ka shkruar ajo në një postim të shkurtër e domethënës në Facebook.

Sala Jashari është deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Pas një periudhe të gjatë bllokimi institucional, Kuvendi më në fund zgjodhi kryetarin e ri, Dimal Basha. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit