Barrikadat në veri, shtyhet seanca gjyqësore -Munguan një i akuzuar dhe një avokat

Është shtyrë seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

Seanca, e paraparë të mbahej sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nuk u zhvillua për shkak të mungesës së të akuzuarit Nenad Orloviq dhe njërit prej avokatëve mbrojtës.

Gjykata ka caktuar seancën e radhës për 17 shtator, në orën 09:00.

Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Sërdjan Vuçiniq dhe Nenad Orloviq.

Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohet se kanë bllokuar rrugët kryesore në veri të Kosovës me mjete të rënda, përfshirë kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit