Deputetja e PDK-së i bën thirrje Kurtit ta thërrasë seancën: Kosova nuk është pronë e një lideri

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, nga foltorja e sallës plenare, i bëri thirrje kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe partisë së tij që të mundësojnë konstituimin e Kuvendit.


Sipas saj, asnjë parti nuk është mbi shtetin dhe Kosova nuk është pronë e një lideri.

“Asnjë parti nuk është mbi shtetin. Vetëvendosje ka vendosur ta mbajë krejt shtetin peng, e pasojat i bart pacienti. Ju, qytetarë, po e paguani çmimin e një shteti që nuk po lejohet të funksionalizohet. Sot nuk po kërkojmë dorëheqje, por diçka shumë elementare: të funksionojë shteti. Prandaj, Kurti, thirre seancën, respekto Kushtetutën dhe konstituoje Kuvendin”, deklaroi Kabashi-Ramaj.


Ajo theksoi se Kosova u përket qytetarëve dhe se askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng të ardhmen e saj.

“Kosova nuk është pronë e një lideri. Kosova u përket qytetarëve të saj dhe nuk ka të drejtë askush ta mbajë peng të ardhmen e saj”, tha deputetja e PDK-së.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit