Deputeti i VV-së fajëson komunat për rezultatet e testit “PISA”

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, ka reaguar ndaj rezultateve të dobëta të nxënësve kosovarë në testin ndërkombëtar PISA. Megjithatë, përgjegjësinë për gjendjen në arsimin parauniversitar ai e ka adresuar te pushteti lokal.

Përmes një shkrimi në Facebook, Haliti ka drejtuar kritikat ndaj komunave, duke ngritur pyetjen se pse ato nuk po përballen me llogaridhënie për performancën e ulët të nxënësve.

“Si nuk pashë askënd duke i kritikuar komunat e Kosovës për rezultatin e dobët në PISA? Kur rezultatet janë të dobëta, të gjithë nxitojnë të kërkojnë përgjegjësi në nivelin qendror. Por, çuditërisht, shumë pak flitet për përgjegjësinë e komunave. Nga çerdhja, te shkolla fillore e deri te shkolla e mesme, arsimi parauniversitar është kryesisht kompetencë dhe përgjegjësi e komunave. Komunat kanë përgjegjësi për drejtoritë e arsimit, menaxhimin e shkollave, përzgjedhjen e drejtorëve dhe mësimdhënësve”, ka shkruar ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit