Deputeti i PDK’së: Partia nuk e di, por unë si Nait Hasani s’e votoj asnjë nga Vetëvendosja – janë shkelës të Kushtetutës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, është deklaruar në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit në seancën e nesërme.

Ai tha se, ndonëse PDK-ja si parti ende nuk ka marrë një qëndrim zyrtar, personalisht është i vendosur të mos e mbështesë asnjë kandidat të Vetëvendosjes.

“Unë si Nait Hasani nuk e votoj asnjë deputet të VV-së, sepse ata janë shkelës të Kushtetutës”, deklaroi ai n, duke e theksuar disa herë qëndrimin e tij.

Sipas Hasanit, vendimet e fundit të Vetëvendosjes kanë dëshmuar, siç u shpreh ai, mosrespektim të normave kushtetuese, gjë që e bën të papranueshme votën e tij për ndonjë emër të propozuar nga kjo parti.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit