Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, tha se Polica ka marrë vendim që të mos lejojë asnjë deputet të parkojë para objektit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Behramit, një vendim i tillë po merret një ditë para seancës.
“Policia e okupuar nga Sfeqla paska marrë vendim që sot të mos lejojë asnjë deputet të parkojë në parkingjet zyrtare para Kuvendit dhe Presidencës.Vetëm një ditë pasi e kanë thirrur seancën! Niva që kishin me sjellë makineri të rënda për ta penguar hyrjen e vezëve dhe domateve në Kuvend”, ka shkruar ai.








