Personi në foto është Liridon Kraja, shoqërues i Eugen Vasos. Ai mbeti i vrarë sot gjatë atentatit mafioz në mes të Shkodrës.
Viktima tjetër është Armando Pali ndërsa i plagosur ka mbetur Erogen Vaso, vëllai i Denis Brajoviç, si dhe një kameriere që punonte në lokalin ku ishin ulur tre personat e mësipërm, 25-vjeçarja Meri Kaceri.
Autori i dyshuar i atentatit, Ragip Gila, është arrestuar nga efektivët teksa po përpiqej të largohej nga qyteti. Ai ishte larguar fillimisht nga vendi i ngjarjes me motor, të cilin e kishte braktisur e më pas ishte larguar me automjet, por pasi ka përplasur makinën, ka vijuar në këmbë, por është kapur nga policia në një zonë periferike.
Ky është ndër të paktat raste, kur në atentate të tilla të mirëmenduara, autori bie në pranga në kohë rekord. Dhe kjo, pasi plani nuk i shkoi si duhet. Autori, me makinën e grabitur, u aksidentua në dalje të qytetit të Shkodrës në tentativë për t’i ikur policisë. Burimet i thanë Report Tv se pas aksidentit, autori ka braktisur automjetin dhe ka tentuar që të ikë në këmbë drejt lumit Kir, por është kapur nga forcat Shqiponja. Ndërkohë të riut iu sekuestrua edhe arma me të cilën kreu masakrën.
29-vjeçari sapo kishte dalë nga burgu, pasi në vitin 2023 ishte arrestuar pasi u kap me 1 armë gjahu, 7 jelekë antiplumbë, municion luftarak, maska e paruke.









