Deklarohet recituesi i Kuranit nga Kosova, thotë se nuk iu refuzua hyrja në SHBA

Ilahisti i njohur, Egzon Ibrahimi, është deklaruar pas raportimeve se i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e mohuar se ka ndodhur një gjë e tillë.

Hafizi kosovar ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për refuzim, por për një kontroll rutinë të vizës dhe pasaportës.

Ai tha se ka vizë 5-vjeçare për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por megjithatë shtoi se aktualisht është duke pritur sqarime nga ambasada amerikane lidhur me procedurat në fjalë.


“Nuk ka ndodhur një gjë e tillë, thjesht ishte një kontrollim i vizës dhe i pasaportës. Unë aktualisht kam vizë për pesë vite në SHBA. Ishte thjesht një kontrollim i vizës dhe një komunikim me Ambasadën e Amerikës. Tani jam në Stamboll dhe momentalisht jam duke pritur se çka po më thotë ambasada, nuk bëhet fjalë për një refuzim të vizës”, ka deklaruar Ibrahimi.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit