Deda i ‘ashpër me deputetët’: Tragjike me i pa njerëzit e Kosovës tu e shkatërru shtetin!

Ish-deputeti Ilir Deda ka reaguar për situatën politike në Kosovë, duke paralajmëruar për rrezikun e, siç e quan ai, dështimit politik dhe institucional të shtetit.

Deda ka thënë se Kosova ende nuk është shndërruar në shtet të dështuar, por sipas tij, po i afrohet kësaj pike me shpejtësi.

“Ne ende nuk jemi shndërru në shtet të dështuar, por po i afrohemi kësaj pike me shpejtësi marramendëse”, ka shkruar Deda.

Ai ka kritikuar situatën në të cilën zgjedhjet nuk po prodhojnë formimin e institucioneve, ndërsa afatet kushtetuese, sipas tij, po shkelen qëllimshëm.

“Kur zgjedhjet nuk prodhojnë formimin e institucioneve, kur afatet kushtetuese shkelen qëllimshëm dhe humbin kuptimin, dhe kur shteti funksionon me ushtrues detyre, mbërrihet te dështimi politik. E ky dështim shndërrohet në dështim të vetë shtetit”, ka deklaruar ai.

Në fund, Deda e ka cilësuar si tragjike situatën aktuale.

“Tragjike me i pa njerëzit e Kosovës tu e shkatërru shtetin!”, ka shkruar Deda.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit