Analisti shqiptar, Fatmir Merkoçi ka lëshuar një deklaratë skandaloze ndaj kosovarëve. Në një prononcim për mediat shqiptare, Merkoçi ka ofenduar rëndë kosovarët, duke përdorur një gjuhë përçmuese ndaj ish- ministrit kosovar Liburn Aliu dhe popullit të Kosovës në përgjithësi.
“Ai nuk di as not! Një kosovar vjen dhe bëhet drejtor,” dëgjohet të thotë Merkoçi derisa po komentonte emërimin e Aliut si Drejtor të Portit të Durrësit.
Gazetari kosovar, Parim Olluri e ka quajtur ‘debil të Shqipërisë’ analistin Merkoqi duke shtuar se ka një urrejtje patologjike kundër kosovarëve.
“Qe nje debill i Shqiperise qe ka urrejtje patologjike kunder Kosoves”, shkruan Olluri në Facebook.
Deklarata skandaloze e analisti erdhi një ditë para se zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ta zyrtarizonte emërimin e ish-ministrit të Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, në krye të Portit të Durrësit.
Gjatë një emisioni televiziv, Merkoçi deklaroi se Aliu “nuk e njeh terrenin” dhe se “nuk di asgjë”, duke shtuar se “Është e turpshme të vjen një njëri si drejtor i Portit, që nuk di not. Ai nuk dinë as not, një kosovar të vjen këtu dhe të bëhet drejtor në një pikë strategjike. Ai nuk dinë asgjë për terrenin këtu.”









