Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Sylejman Meholli, në debatin zgjedhor të RTV21, lidhur me debatin e kandidatëve për kryetarë të kësaj komune nga PDK dhe LDK në studion e RTV21, ai ka thënë se për këtë arsyje nuk del të pijë kafe me ta.
Teksa shtoi se Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi prapa kamerave ulen bashkë në kafene.
“Të dashur qytetarë të komunës së Vushtrrrisë, siq po e shihni këtu kemi një dialog të ashpër personal jo në interesat e qytetarëve, fatkeqësisht kjo është imazhi dhe fotografia që e kemi parë 26 vite tu i provu dy partitë. Kjo është njëra prej arsyjeve pse unë nuk shkoj me pi kafe me këta kandidatë të cilët këtu po e shihni situatën se si sillen dhe veprojnë dhe në ndërkohë që prapa kamerave ose në kafene ulen bashkë”, tha ai.









