David Beckham në spital, bashkëshortja Victoria i uron shërim të shpejtë

David Beckham është shtruar në spital pas një aksidenti të papritur, por edhe pse po kalon një periudhë të vështirë, ai ka arritur të buzëqeshë.

Ish-futbollisti është fotografuar me një fashë në krah, ndërsa bashkëshortja e tij, Victoria Beckham, ka postuar një imazh në Instagram duke i uruar shërim të shpejtë me fjalët “Shërohu shpejt babi”. Këto fjalë ishin gjithashtu të shkruara në byzylykun që David Beckham mban në dorë.

David Beckham, i cili së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 50-të, e ka kaluar këtë moment të rëndësishëm dy herë.

Festimi i parë përfshiu një ngjarje madhështore me shumë fytyra të njohura, ndërsa më pas ai kaloi një darkë intime me familjen dhe miqtë më të afërt. Më tej, ish-futbollisti mori titullin kalorës nga Mbreti Charles dhe u përfshi në listën prestigjioze të 100 filantropëve më me ndikim nga revista Time.

Në këto javë, familja Beckham ka kaluar edhe një periudhë të vështirë lidhur me djalin e tyre, Brooklyn. Pas martesës me Nicola Peltz, Brooklyn ka ndërprerë çdo lidhje me prindërit e tij dhe me vëllezërit Cruz, Romeo dhe Harper.

Shkaqet e këtij ndarjeje mbeten të paqarta, por spekulimet flasin për mosmarrëveshje me nusen e Brooklyn ose për një çështje të pazgjidhur financiare lidhur me blerjen e një vile.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit