Daut Haradinaj: Shtatori po vjen, Albin – Kosova duhet të rikthehet në binarët e shtetit demokratik

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar qeverisjen aktuale dhe duke renditur, sipas tij, disa nga ndryshimet që i nevojiten Kosovës.

Haradinaj ka thënë se “rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik”, duke përmendur respektimin e aleatit historik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendosjen e sanksioneve 100 për qind ndaj Serbisë, prodhimin e energjisë në Kosovë dhe mbështetjen për projektet amerikane.

Ai ka kërkuar gjithashtu trajtim të barabartë të qytetarëve, mbështetje për prodhuesit vendorë, respektim të punëtorëve, rritjen e dinjitetit të policëve dhe ushtarëve, si dhe prioritizimin e arsimit dhe shëndetësisë.

Postimi i plotë:

E kam thënë dhe po e përsëris: rruga është e vetmja rrugë për ta rikthyer Kosovën në binarët e shtetit demokratik:

Ku aleati historik, Amerika, respektohet.

Ku Serbia sanksionohet me 100 për qind.

Ku rryma prodhohet në Kosovë e nuk blihet në Serbi me mbi 1 miliard euro.

Ku projektet amerikane janë strategji shtetërore e jo tallje.

Ku shteti i trajton qytetarët e vet të barabartë, e jo me ne dhe ata.

Ku punohet e nuk flitet.

Ku vlera respektohet e nuk anatemohet.

Ku prodhuesi i Kosovës e ka shtetin partner e jo armik.

Ku tregu i Kosovës është për kosovarët.

Ku punëtorit i respektohet puna.

Ku ushtari nuk të padit.

Ku polici ka dinjitet.

Ku arsimi është prioritet.

Ku spitali të shëron e jo të sëmun’.

Ku rrugët ndërtohen e nuk shkatërrohen.

Ku familja rritet në Kosovë e jo në Skandinavi.

Ku populli nuk gënjehet, por i thuhet e vërteta.

Aty ku serbët nuk lejohen të regjistrohen me dëshmitarë edhe pas krimeve të kryera.

Pra, shtatori po vjen, Albin.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit