Daut Haradinaj merr pjesë në varrimin e ish ushtarit të UÇK-së, Asllan Smajli | I ri iu bashkua luftës bashkë me babain Avdiun dhe vëllain tani hero, Luanin

Sot iu dha lamtumira e fundit luftëtarit Asllan Smajli i cili është vëllau i dëshmorit, Luan Avdi Smajli nga Jabllanica e Gjakovës.

I pranishëm në varrimin e të riut, ishte edhe gjenerali i UÇK-së, Daut Haradinaj.

“Asllani si i ri iu bashkua luftës bashkë me babain Avdiun dhe vëllain tani hero, Luanin”, ka shkruar Haradinaj në një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Sot iu dha lamtumira e fundit luftëtarit dhe vëllait të dëshmorit, Luan Avdi Smajli nga Jabllanica e Gjakovës. Asllani si i ri iu bashkua luftës bashkë me babain Avdiun dhe vëllain tani hero, Luanin. Një familje që kombit i dha shumë, sot me shumë dhimbje po e përcjellë edhe Asllanin e ri për në amshim.

Vdekja e tij edhe pse e dhimbshme deri në palcë, është edhe lavdia e luftës sonë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit