“Dashakëqij”, “të padijshëm”- Përparim Rama e vazhdon “luftën” me VV, njofton se Gjykata Supreme anuloi kërkesën për rrëzimin e vendimit për bileta

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Gjykata Supreme ka refuzuar propozimin e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të Komunës lidhur me ndryshimin e çmimit të biletës së transportit publik.

Rama ka thënë se vendimi i gjykatës dëshmon se kërkesa e asambleistëve nuk ka pasur bazë, ndërsa i ka quajtur ata “dashakëqij”.

“Gjykata Supreme e ka refuzuar kërkesën e grupit të asambleistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! Po e ripërsëris, përveç që jeni dashakëqij, jeni edhe të padijshëm!”, ka shkruar Rama.

Në aktvendimin e datës 28 korrik 2026, Gjykata Supreme ka refuzuar propozimin për pezullimin dhe ndalimin e prodhimit të efekteve juridike të vendimit të Komunës së Prishtinës, të nxjerrë më 29 qershor, deri në vendimin përfundimtar të gjykatës.

Sipas gjykatës, pretendimet e palës propozuese nuk përmbajnë argumente ligjore të mjaftueshme për shqyrtimin e masës së sigurisë. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit