Kanë dalë nga miniera 18 minatorët e mbetur nën 800 metra nëntokë në Trepçë.
Lajmin e bëri të ditur anëtari i Sindikatës së Punëtorëve në Trepçë, Gani Osmani.
Osmani tha nxjerrja e minatorëve u mundësua nga rregullimi përkohësisht i energjisë elektrike.
“Dolën 18 minatorët, e ndreqën rrymën përkohësisht, veç sa dolën…”, tha shkurt Osmani.
Ndryshe, pas një defekti të rëndë teknik në minierën e Trepçës la të ngujuar disa minatorë në thellësi të zgafellës për më shumë se 16 orë.









