Çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar

Çmimet e konsumit kanë vazhduar të rriten me ritëm të lartë edhe gjatë muajit gusht, sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Në gusht të këtij viti, çmimet e konsumit u rritën për 7.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Ndërsa në raport me korrikun, çmimet u shtrenjtuan edhe për 1.3 për qind.

Kjo do të thotë se një shportë e konsumit që vitin e kaluar kushtonte 100 euro, këtë gusht ka arritur në 107.3 euro.

Rritja e çmimeve gjatë gushtit është vazhdimësi e normës së lartë të inflacionit gjatë këtij viti. Që nga qershori i vitit të kaluar, norma e inflacionit nuk ka zbritur nën 4.3 për qind krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit