Çitaku: Likoshani dhe Qirezi i dhanë Kosovës mësime heroizmi dhe lavdie

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka përkujtuar betejën e Likoshanit dhe Qirezit.

Në 28-vjetorin e kësaj beteje, ajo ka vlerësuar se këto dy fshatra i dhanë Kosovës mësime heroizmi dhe lavdie.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Likoshani dhe Qirezi nuk janë vetëm kujtesë dhimbjeje, por gurë themeli i historisë së re të Kosovës.

“28 vite më parë, Likoshani dhe Qirezi i dhanë Kosovës mësime heroizmi dhe lavdie. Në ato ditë të rënda të marsit, sakrifica e tyre u bë thirrje për qëndresë dhe dëshmi se liria kërkon guxim, unitet dhe flijim. Likoshani dhe Qirezi nuk janë vetëm kujtesë dhimbjeje, por gurë themeli të historisë sonë të re, që e forcuan vendosmërinë për liri dhe dinjitet. Lavdi të rënëve. Përjetësi kujtimit të tyre”, ka shkruar Çitaku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit