Çitaku i reagon Kurtit: Marre po më vjen për ty, harro opozitën për një moment – A e din për çka kanë nevojë qytetarët?

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ‘blloku opozitar ka nevojë për një goditje tjetër’, duke iu referuar ditës së zgjedhjeve, 7 qershorit.


Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar ish-deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Vlora Çitaku.


Ajo ka thënë se po i vjen ‘marrë’ për Kurtin.


Çitaku, në postimin e saj, duke iu drejtuar kreut të Vetëvendosjes, ka thënë se pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, mësuesja për pagë që iu mundëson të kalojë muajin me dinjitet, mjeku për kushte për t’i trajtuar pacientët, e polici për sigurim shëndetësor, uniformë dhe jetë dinjitoze.

Postimi:

Pra, Kurti thotë se opozita paska nevojë për një “goditje” të re.


Sinqerisht, marre po më vjen për ty.

Harroje opozitën për një moment.


A e din për çka kanë nevojë qytetarët?

Pensioneri ka nevojë për pension dinjitoz, që të mos detyrohet të zgjedhë mes barnave dhe ushqimit.


Mësuesja ka nevojë për pagë që ia mundëson ta kalojë muajin me dinjitet.

Mjeku ka nevojë për barna dhe kushte për t’i trajtuar pacientët.

Polici ka nevojë për sigurim shëndetësor, uniformë e jetë dinjitoze.

Shërbyesit civilë kanë nevojë për kushte pune, jo për terror qeveritar.

FSK ka nevojë për integrim në NATO.

Bizneset kanë nevojë për qeveri që ua mundëson zhvillimin, jo që i lufton.

Mediat kanë nevojë për liri.

Këto janë hallet e qytetarëve.

Jo propaganda, jo armiqtë imagjinarë, jo “goditjet” politike.

Keq, Albin. Keq.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit