Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve të 7 qershorit, Vjosa Osmani duket se e ka një të ardhme politike në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Të paktën kështu thotë anëtari i kryesisë së kësaj partie, njëherësh kandidati për deputet, Armend Zemaj.
Ai është shprehur skeptik nëse Osmani mund të jetë kryetare e LDK-së, pasi siç thotë ka figura të tjera që meritojnë “kryetarllakun”.
“Kjo është hipotetike, por po duket që është një afrim që mund të jetë një bashkëpunim afatgjatë i ecjes së në LDK… Është herët, as nuk mund të them a ka ambicie apo jo. Ka edhe persona të tjerë që kanë punuar gjatë në LDK dhe kanë prapavijë të mirë etike, morale dhe profesionale dhe për t’i vendosur strukturat dhe elektorati i LDK-së”, thotë ai.









