Çështja e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku takohen nesër

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen nesër për të diskutuar rreth çështjes së presidentit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, deklaroi të premten mbrëma se Abdixhiku do të takohet me Kurtin të hënën, por nuk tregoi kohën e mbajtjes së takimit.

Merret vesh se takimi mes Kurtit e Abdixhikut do të mbahet të hënën rreth orës 11:00 në Kuvendin e Kosovës.

Kreu i ekzekutivit tha të premten se nga e hëna do të nisë takimet me krerët e partive opozitare për të gjetur një zgjidhje për çështjen e presidentit.

Kujtojmë se të shtunën Vjosa Osmani përfundoi mandatin e presidentes, dhe ia dorëzoi mandatin ushtrueses së detyrës së presidentes kryetares të Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka të drejtë të mbajë këtë pozitë më së shumti gjashtë muaj.


Haxhiu pas marrjes së detyrës ka thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës do të vijojë procedurën kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit të ri brenda afateve kushtetuese.

Kurse, Osmani pasi dorëzoi mandatin tha se shpreson që Kuvendi sa më parë të jetë e mundur do ta zgjedh presidentin e ri në mënyrë që të ketë stabilitet institucional, në një kohë kur bota po përballet me kriza të mëdha.

Kujtojmë se pas dekretit të Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese me datën 25 mars, doli me një vendim ku u dha deputetëve edhe 34 ditë kohë për zgjedhjen e presidentit të ri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING - Vipa Chipsspot_img

Lajmet e Fundit