spot_img
Monday, November 17, 2025
spot_img

Bota e shokuar, mbetet pa ndjenja! Gjyqtari nuk e ndaloi! 

Një moment tronditës shënoi ngjarjen e mbrëmshme të UFC Vegas 110 në Las Vegas.

Në meçin e peshave të lehta midis Billy Elekana dhe Kevin Christian, gjyqtari Chris Tognoni nuk arriti të shihte disa prekje nga Christian, i cili humbi ndjenjat në një kapje – “ngulfatje” dhe duke vazhduar me goditje.

Kjo mbikëqyrje e gjyqtarit shkaktoi reagime të nxehta nga tifozët dhe komentuesit, shkruan Bloody Elbow.

Incidenti ndodhi më pak se 90 sekonda.

Elekana e rrëzoi Christianin dhe shpejt e kapi për shpine, duke e shtrënguar fort.

Gjyqtari Tognoni nuk kishte pamje të qartë të situatës.

Komentatorët menjëherë vunë re se çfarë po ndodhte. “Ai po prek në anën tjetër,” paralajmëroi Brendan Fitzgerald gjatë transmetimit.

“Ai preki njëzet herë!” thirri kolegu i tij Michael Bisping, ndërsa Christian ishte ende i kapur për fyti. Rreth dhjetë sekonda më vonë, gjyqtari më në fund e ndaloi duelin, por atëherë ishte tepër vonë – Christian ishte i shtrirë pa ndjenja.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - Ariani Companyspot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit